Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
IHK njofton se vranësirat gjatë natës së shtunës dhe të dielës nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me erëra dhe reshje shiu si dhe nëpër disa vende të izoluar do të ketë kushte për shkarkime rrufesh.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës nga 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftim.