Para 30 min ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Obranq të Podujevës.

Dy vetura njëra e tipit Passat dhe tjetra Golf V plus janë përplasur.

Personat e përfshirë në aksident kanë marrur lëndime të lehta trupore, derisa janë shkaktuar dëme materiale.

Lajmin për portalin “Llapi.info” e ka bërë të ditur A. Hoxha, lexues i portalit, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur aksidenti./Llapi.info