Në aeroportin e rajonit të Mynihut është kontrolluar një 43 vjeçar shqiptar, i cili kishte flet arresti nga Prokuroria gjermane nga viti 2005, shkruan sz.de.
Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa prej 13 vitesh ishte “në arrati”. Atëkohë ai ishte i involvuar me dy kilogram heroinë. 43 vjeçari është dërguar në paraburgim.
Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit, dhe nuk dihet se ku ishte destinacioni i tij.