Besnik Hasi vazhdon të mbetet një trajner i papunë dhe në pritje të ofertave.

Por trajneri nga Kosova ka bërë karrierë të pasur në Belgjikë te Anderlechti. Pas aventurës në Anderlecht, Hasi ishte edhe tek Legia e Varshavës dhe Olympiakosi ku u shkarkua.

Por në një prononcim për të përditshmen belge L’Avenir, Hasi tregon se ka refuzuar një ofertë nga kampionati kinez.

“Në fundin e muajit nëntor kam marrë një ofertë nga një klub i Kinës. Isha duke e shqyrtuar por në fund ndihmësit e mi më sugjeruan ta refuzojë atë dhe kështu veprova”, deklaroi Hasi.

Hasi ka mundur të punoj edhe në kampionatin turk por edhe në Angli.

“Para se të shkoja në Poloni dhe Greqi, kisha oferta nga Trabzonspor dhe Nottingham Forest”, u shpreh Hassi.

Gjakovari thotë se është i hapur për të gjitha klubet, por familja e tij preferon Belgjikën.

“Unë jam i hapur për të gjitha klubet, por mund të them se familja ime preferon të jetoj në Belgjikë”, përfundoi Hasi.