Është zhdukur në det një 32-vjeçar. Rasti është denoncuar nga familjarët e te riut, të cilët deklarojnë se ai ka dalë me motor uji në det mbrëmjen e së enjtes, e pas një komunikimi telefonik me të pas mesnate, nuk dinë më asgjë për fatin e tij.
Rreth orës 22:00 të së enjte Santo Imeraj ka dalë në det me një motor uji, nuk dihet se ku do shkonte dhe çfarë kishte në motorin e ujit, por sipas familjarëve kontakti i fundit i tij ka qenë ora 01:30 e së premtes ku 32-vjeçari ka bërë telefonatën e fundit me familjarët, shkruan Top Channel
Në këtë komunikim, 32-vjeçari u ka thënë se ka shume dallgë dhe fryn erë e fortë, e për shkak të errësirës nuk mund të dallonte as ku ndodhej.
Pasi kanë kaluar edhe mbi 48 orë nga kontakti i fundit me të, në kërkim të 32-vjeçarit është vënë edhe policia e Vlorës.