Në një hulumtim të zhvilluar për ujin në shishe të disa kompanive të njohura në botë është zbuluar se në ujin e pijes ka patur mbetje plastike,
Sipas BBC-së, në hulumtimin e zhvilluar nga organizata e gazetarisë hulumtuese të quajtur Orb Media, me përkrahjen e Universitetit Shtetëror të New York-ut, në testet e realizuara mbi produktet e kompanive të njohura të ujit në shishe është zbuluar se pothuajse të gjitha përmbajnë mbetje të plastikës.
Në hulumtim janë testuar më shumë se 250 shembuj të ujit në shishe nga 9 shtete. Në hulumtim përveç 5 kompanive ndërkombëtare të cilat bëjnë shitje në mbarë botën, janë përfshirë edhe 6 kompani kombëtare, liderë të tregut, në shtetet si Gjermania, Brazili, Meksika, Kina, India dhe Indonezia.
Në mostrat e testuara është gjetur se ka 10 pjesë të plastikës, çdo njëri mesatarisht më i madh se madhësia e një fije floku të njeriut. Vetëm në 17 shishe të ujit nga 259 të testuara nuk janë gjetur gjurmë të plastikës.
Kompanitë, nga të cilët është kërkuar mendimi për rezultatet e hulumtimeve, kanë thënë se produktet e tyre janë të përshtatshme me standardet e sigurisë dhe të cilësisë.
Udhëheqësja e hulumtimit, profesoresha e kimisë nga Universiteti Shtetëror i New York-ut, Sherri Mason thotë se në çdo kompani, në çdo shishe të testuar kanë hasur në plastikë.