Në dy raste të ndara po hetohet vdekja e dy pacientëve, trupat e pa jetë të të cilëve janë dërguar për obduksion.
Një mashkull pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka kërkuar ndihmë mjekësore nga QKMF në Klinë. Gjatë transportit me autoambulancë për në spitalin e Pejës i njëjti ka ndërruar jetë.
Ndërsa në Entin Special në Shtime, një pacienti i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, i cili me pas është dërguar në QKMF-në e kësaj komune. Aty ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete.
Sipas raportit të policisë në të dyja rastet është duke u zhvilluar hetim për vdekje, ndërsa me urdhër të prokurorëve trupat e pajetë janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.