Një pjesë e fshatit Shamalluk në kufi me zonën kufitare me Serbinë është përfshirë nga zjarri, njofton Llapi.info

Përmes një statusi në rrjetin social facebook, drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vezir Januzi, ka shkruar se ekipet komunale të zjarrfikësve, zyrtarët e pyjeve, Policinë e rendit dhe Policinë kufitare janë duke intervenuar për shuarjen e zjarrit.

“Së bashku me ekipet komunale të Zjarrëfiksave, zyrtarët e pyjeve, Policinë e rendit dhe Policinë kufitare jemi në aksion për shuarjen e zjarreve që kanë përfshi një pjesë të fshatit Shamalluk, në zonën kufitare me Serbinë. Të gjitha ekipet jemi në nivel të detyrës dhe së bashku me banorët e zonës me sukses po arrijmë të lokalizojmë zjarrin, i cili ka ardhur nga territori i Serbisë. I falenderoj të gjitha ekipet që edhe në këto orë të mbrëmjes janë në krye të detyrës” ka shkruar ai./Llapi.info

Fotografia e Vezir Januzi

Fotografia e Vezir Januzi