Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë ka sjellë përfitime për shtetin kosovar madje ai konsideron që nuk ka ndonjë mundësi tjetër për të arritur një zgjidhje mes të dyja shteteve.
”Dialogu mes Kosovës e Serbisë, ka sjell me të vërtetë përfitime të mira për vendin”.
”Nuk ka ndonjë alternativë përveç negociatave dhe kompromisit mes të dyja vendeve”.
”SHBA mbështet aspiratat e Kosovës e Serbisë për t’u bashkuar në Bashkimin Europian”.
Këto deklarime Ambasadori Delawie i dha sot në konferencën e mbajtur ku u prezantua ‘’Skenari i ‘Finales së Madhe’ për dialogun mes Kosovës e Serbisë’’.