Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se dialogu në Bruksel ka pasur efektet e veta ndërsa dhe ka komentuar çështjen e krijimit të strukturave të reja gjithëpërfshirëse për Asociacionin e Komunave Serbe.
Ai ka thënë se Kosova me përgjegjësi të plotë ka vazhduar dialogun por se ai ka theksuar që Serbia nuk është e interesuar për serbët e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Ne kemi vendosur që vazhdojmë dialogun e të sillemi në mënyrë të përgjegjshme”.
”Me sa i dëgjova, të gjithë janë në favor të dialogut”.
”Dialogu në Bruksel ka pasur efektet e veta, kemi në funksion sistemin e Drejtësisë në Veri. Kemi lëvizje të lirë të njerëzve e mallrave”.
”Kemi organizuar zgjedhje të para të lira në nivel lokal sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.
Po shoh rritje të vetëdijes politike pasi po mirëpritet dhe çështja e krijimit të strukturave të reja për Asociacionin e Komunave Serbe”.
”Një gjë është e sigurtë, Serbia pretendon territor të Kosovës, nuk është e interesuar për serbët e Kosovës”.