Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, u takua me homologun e tij iranian në margjinat e Konferencës së Moskës mbi sigurinë ndërkombëtare dhe përparimin e bashkëpunimit.

Mediat e Beogradit njoftojnë se me këtë rast Vulin falënderoi palën iraniane “për mbështetjen parimore të përpjekjeve legjitime të Serbisë për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial në Kosovë”.

Bëhet e ditur se Beogradi së shpejti do të hapë në Teheran misionin e mbrojtjes.