Presidenti Hashim Thaçi, dekoroi ambasadorin Eide me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë për kontributin e tij në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi ka thënë se të gjitha sukseset e Kosovës, që nga liria deri te shtetndërtimi, janë ndërmarrje e përbashkët e popullit të Kosovës dhe miqve të shumtë që i ka Kosova në tërë botën.
Diplomati norvegjez dhe ish i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë në vitin 2005, Kai Eide, ka thënë se ndejehet i nderuar me dekoratën presidenciale.
Ai ka përgëzuar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për të arriturat në dy dekadat e fundit.
Raporti i ambasadorit Eide mbi situatën politike në Kosovë për Sekretarin e atëhershëm të OKB-së, Kofi Annan, rezultoi me fillimin e negociatave për definimin e statusit – proces që përfundojë me pavarësinë e Kosovës.