Njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, e përkrahur edhe nga njësiti i reagimit të shpejtë, konform urdhëresës së lëshuar nga Gjykata themelore –Prishtinë, ka ndërmarrë një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Atje është bërë bastisja e dy lokacioneve të ndryshme, ku operacioni i bastisjes ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

Një armë automatike AK 47,
Një pistoletë e tipit Zoraki,
Një pistoletë e tipit Beretta, si dhe
Gjashtë (6) Fishek të armës automatike AK 47.
Ndërkohë që policia ka gjetur armët e sipër cekura, ndaj të dyshuarit;

XH.B, mashkull, 58 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka iniciuar rastin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
I njëjti është intervistuar nga e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rezultat i një pune operative dhe hetimore që hetuesit policor kanë bërë lidhur me identifikimin dhe kapjen e personave të inkriminuar në një rast të një natyre tjetër që po hetohet nga policia.