Për vizitën e tij në Kosovë ai ka marrë lejë nga Ministria e Jashtme.
Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.
“Po, kërkesa është aprovuar në frymën e paqes dhe mirëkuptimit me rastin e festës së pashkëve ortodokse. Pa marrë parasysh që është zyrtar, ai sikurse secili pelegrin tjetër e gëzon të drejtën që të lutet në cilëndo kishë që ai dëshiron”, ka thënë Zyberaj.
“Rregullat do t’i respektoj ngase është përballur dhe është njohur me realitetin e ri në Kosovë dhe nëpërmjet tij, me këtë realitet është njohur secili zyrtar i shtetit serb”, tha tutje ai.
Por, zyrtarët serbë jo rrall herë kanë shfrytëzuar festat për të dhënë mesazhe politike.
Ndryshe, ditë më parë Marko Gjuriq ishte arrestuar nga ROSU në Mitrovicën e Veriut.
Kjo pasi ai kishte hyrë në Kosovë pa marrë leje nga institucionet.
Pas arrestimit, Gjuriq ishte dëbuar për në Serbi.