Dy persona janë qëlluar për vdekje dhe të paktën 250 të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite në përplasjet ku po tentohet nga protestuesit palestinezë të thyhet kufiri i Gazës.
Dy burra, 29 dhe 38 vjeç kanë vdekur duke rritur numrin e viktimave në 22 gjatë trazirave të kësaj jave, gjatë së cilave mijëra palestinez janë mbledhur përgjatë kufirit duke bërë thirrje që refugjatët të lejohen të kthehen në tokat e tyre që tani janë brenda Izraelit, transmeton lajmi.net
Palestinezët po djegin goma dhe po hedhin gurë në drejtim të ushtarëve izraelitë mbi murin kufitar, derisa ushtria po reagon me gaz lotsjellës dhe zjarr për të shpërndarë protestuesit.
Ka shqetësime të autoriteteve se numri i viktimave do të rritet sepse palestinezët nuk po zbrapsen. Gomat po djegen nga protestuesit me qëllim të bllokohet pamja e snapjeristëve izraelitë të vendosur në anën tjetër të kufirit.
Dje, Hamasi njoftoi se do të paguante 3,000 dollarë për familjet e të vrarëve në protesta dhe nga 500 dollarë për familjet e të plagosurve atje.
“Do të jem martir sot. Unë do të kaloj kufirin”, shprehet Ahmed Abu Ghali, 20 vjeç, i cili mbajti lartë këmishën e tij për të treguar plagën. “Unë u plagosa të premten e kaluar, por u arratisa nga spitali”, shtoi ai.
Derisa mendohet se trazirat atje do të vazhdojnë, rrezikon të shtohet numri i viktimave pasi ushtarët izraelitë nuk do të lejojnë që të thyhet zona kufitare dhe kështu protestuesit palestinezë ende po tregohen kokëfortë në qëllimin e tyre.
Më poshtë, nëpërmjet fotografive mund të shihni se si po rrjedhin protestat atje.