Dikur stadiumi i qytetit të Podujevës, “Zahir Pajaziti” ishte njëri nga stadiumet të më të padëshiruara në futbollin vendor, shkruan Llapi.info
Stadiumi që ishte bërë hit për lloçin masiv në ndeshjen Llapi-Prishtina, tashmë nuk do të pushtojë mediat për raste të tilla.
Tani stadiumi i Llapit duket si një stadium modern pasi ndryshimi drastik vërehet në çdo cep të tij. Pas punimeve të fundit që janë bërë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, veçmas pas ndërrimit të tapetit të gjelbër, pamja është jashtëzakonisht e mirë krahasuar me atë të para disa viteve ku prezent ishte lloçi.
E gjithë kjo falë organizimit të mirë të kryesisë së klubit si dhe të ndihmuar edhe nga komuna e Podujevës.
Ndërkohë, në po të njëjtin stadium këtë të diele, Llapi e pret Gjilanin në kuadër të javës së 26-të në Vala Superligë./Llapi.info