Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se po që se Kosova do të bisedonte me Serbinë pa një mentor (kujdestar) do ta pranonte propozimin për ndarjen e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Në një deklarim për gazetën serbe Blic, Daçiq tha se “fuqitë e mëdha nuk do të konsideronin propozimin për ndarjen e Kosovës, sepse ata mendojnë se çështja e Kosovës është mbyllur me 2008 më shpalljen e pavarësisë”.
I pyetur nëse deklarimet e Vuk Jeremiq, se presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka ofruar jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, Daçiq tha se “nuk ka pasur diskutime rreth zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës me ndarje”.
“Janë zhvilluar bisedime të ndryshme, në qytete të ndryshme, shkëmbime opinionesh, por asnjë nuk ka qenë zyrtare”.