Greva e përgjithshme në arsim do të fillojë më 13 prill(të premten e ardhshme).

Ky vendim i SBASHK-ut është i pakthyeshëm pavarësisht përpjekjeve nga zyrtarë të MASHT-it që t’i bindin për të kundërtën.

Drejtuesit e SBASHK-ut kanë dhënë se greva e paralajmëruar do të mbahet pasi që  Qeveria e Kosovës ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për në Kuvendin e Kosovës projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit në vitet 1990-1999.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha për  KosovaPress se duke parë se asgjë nuk po ndërmerret që ky projektligj të procedohet në Kuvend, greva do të vazhdojë ashtu siç edhe është paralajmëruar.

“Grevë do ketë me 13 prill. Kjo grevë fatkeqësisht nuk do të jetë sikur këto të parat, njëorëshe, dyorëshe apo një ditore,  por do të jetë një grevë në kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në realizimin e kërkesave dhe unë po them kërkesë sublime e SBASHK-ut për të cilën jemi edhe më së shumti në grevë është fati i pazgjedhur i ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet e 90’ta”, tha Jasharaj.