Një aksident trafiku ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Bërnicë, transmeton Llapi.info.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Për shkak të aksidentit janë krijuar kolona të gjata prej disa kilometrash.