Skuadra e Llapit ka fituar në xhiron e 26’të të Vala Superligës së Kosovës, njofton Llapi.info
Bardh e kaltrit nga Podujeva mposhtën me rezultat minimal 1 me 0 mysafirët nga Gjilani.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Mirlind Daku.
Me këtë fitore Llapi ngritet në pozitën e katërt me 42 pikë, kurse Gjilani arkëton 39 pikë./Llapi.info