Në një aksion simbolik “Vizioni për Drenasin”, për të shprehur shqetësimin për gjendjen e rrugëve në qytetin e Drenasit, janë mbjell lule nëpër gropat që janë hapur në mes të rrugëve.

Ky aksion që si porosi kishte “Një lule autoriteteve”, bëjnë thirrje që komuna të marrë masat e duhura për të përmirësuar gjendjen e rrugëve.

“Përndryshe, nuk do te na dilnin lulet e gjitha lulishteve të qytetit për t’i mbyllur gropat e rrugëve të qytetit tonë! Andaj, t’i shpëtojmë lulishtet”, shkruan në postimin e bërë.

Në këtë aksion ka qenë edhe ish asamblesiti Xhavit Drenori, nga “Iniciativa për Drenasin”.

Image may contain: 1 person, plant, flower and child

Image may contain: one or more people, shoes and outdoor

Image may contain: Xhavit Drenori, shoes and outdoor

Image may contain: outdoor