Gjykata në Prishtinë ka caktuar masën e sigurisë ndaj nënës së katërvjeçares që vdiq pas një zjarri në një banesë në Prishtinë.
E.A., nënës së vajzës 4 vjeçare që vdiq nga zjarri në mëngjesin e së shtunës, i është caktuar masa e paraburgimit për një muaj.
Lajmin për caktimin e masës së paraburgimit për KALLXO e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.
Prokuroria kishte kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ndaj nënës së vajzës të caktohet paraburgimi nën dyshimin se ka kryer veprën penale shkelja e detyrimeve familjare.
Prokurori kujdestar po ashtu urdhëroi edhe autopsinë e vajzës së vdekur.
Pak minuta pas ngjarjes policia arrestoi nënën e katërvjeçares, ndërsa tregoi se kur shpërtheu zjarri vajza e vogël ishte vetëm në banesën ku edhe jetonin.