Një mjet shërthyes është eliminuar nga ekipet e FSK-së dhe KFOR-it dje në fshatin Sfeqël të Podujevës, njofton Llapi.info

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, kur rastin e kishte raportuar në polici një banor i fshatit teksa po punonte në fushë.

“Fshati Sfeqël, Podujevë 09.04.2018-18:56. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se derisa ishte duke punuar në fushë, kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa incidente” thuhet në raportin e PK-së./Llapi.info