Njëri nga programet më të mëdha ndërkombëtare të natyrës shoqërore për fëmijë me fokus në sport, “Football for Friendship”, do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota, përfshirë këtu edhe ata nga Kosova.
Këta të rinj do të përfshihen në një seri aktivitetesh të përbashkëta inspiruese dhe evente të ndryshme për të festaur nëntë virtytet esenciale njerëzore që bazohen në : Miqësi, barazi, drejtësi, shëndet, paqe, përkushtim, fitore, traditë dhe nder, përcjell Klan Kosova.
Pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes bazuar në kritere të vendosura ndërkombëtare të projektit – të kryera në bashkpunim me Zero Pozitive – Jon Latifaj dhe Blerza Krasniqi janë përzgjedhur të përfaqësojnë Kosovën si ambasadorët e ri në rolet e futbollistit të ri dhe gazetarit të ri respektivisht – në fazën finale të eventit të sezonit aktual të “Football for Friendship” që do të organizohen në Moskë, Rusi nga 8 deri më 15 Qershor 2018.
Futbollsti i ri Jon Latifaj, do të luajë në skuadrën e përzier ndërkombëtare të miqësisë – një nga 32 skuadrat ndërkombëtare të fëmijëve të krijuara gjatë shortit të hapur, bashkë me fëmijët nga 211 shtete. Skuadrat janë krijuar duke u bazuar në principet e “Football for Friendship” – duke i bërë bashkë futbollistët 12 vjeçarë të nacionaliteteve të ndryshme, gjinive të ndryshme dhe aftësi të ndryshme fizike në një skuadër.
Bashkë me mikun e tij futbollist, 11 vjeçarja Blerza Krasniqi do të përfaqësojë Kosovën në rolin e gazetarit të ri – një nga 211 kolegët që do të marrin pjesë në raportimin nga eventet finale të sezonit aktual të “Football for Friendship” si pjesëtar i Qendrës ndërkombëtare të gazetarisë për fëmijë. Së bashku me fëmijët, të pranishëm në eventet finale të projektit “Football for Friendship” parashihet të jenë edhe rreth 500 përfaqësues të lartë të shtëpive të mediave më prestigjioze nga e gjithë bota për ta përcjellë dhe raportuar mbi këtë event.
Shumë zyrtarë të lartë të sportit dhe legjenda ndërkombëtare kanë dhënë mbështetjen e tyre të drejtpërdrejt për projektin “Football for Friendship” në nivel si global po ashtu edhe lokal ndër vite, ku ndër ta është sekretarja gjenerale e FIFA-s, Fatma Samoura dhe ylli Holandez i football’it Marco Van Basten.
Para fillimit të Kampionatit dhe Forumit të gjithë futbollistët e rinj do të marrin pjesë në kampin përgatitor Friendship Camp (Kampi i miqësisë) nën udhëheqjen e trajnerëve të rinj dhe nën mbikëqyrjen e lojtarëve të famshëm, derisa të gjithë fëmijët po ashtu do të marrin pjesë në Nine Values School (shkollën e nëntë virtyteve) ku do të njoftohen me vlerat thelbësore të projektit në mënyra të ndryshme. Duke e shprehur mbështetjen zyrtare për projektin “Football for Friendship”, Kombet e Bashkuara e kanë lavdëruar këtë iniciativë si një program botëror unik arsimor, e po ashtu kanë lavdëruar edhe inspirimin për emërimin e ekipeve ndërkombëtare të miqësisë pas emrave të kafshëve të rrezikuara nga të gjitha kontinentet e botës – e cila ngrit vetëdijen për zhdukjen e mundshme të këtyre kafshëve.
Ngjarjet kryesore për fëmijët që do të mbahen në Moskë do të jenë “Football for Friendship”, kampionati botëror i skuadrave ndërkombëtare më 12 Qershor, dhe edicioni i gjashtë i “Football for Friendship Children’s Forum” më 13 Qershor, ku do të mblidhen ambasadorët e ri për të diskutuar rreth mënyrave të ndryshme të promovimit të vlerave kryesore të projektit anë e mbanë globit.