Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës do të shpallë nesër vendimin e shkallës së dytë në gjyqin kundër Vojislav Sheshelit, i cili u lirua me vendimin e shkallës së parë nga të gjitha akuzat e kësaj gjykate.

Ky mekanizëm i lartë, i cili vazhdoi punën e Tribunalit të Hagës, që u mbyll në nëntor të vitit të kaluar, mund të konfirmojë vendimin e shkallës së parë, ta kthejë atë ose të urdhërojë një gjykim të ri, transmeton Klan Kosova

Gjykata Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel në mars të 2016-ës.

Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.