Dita e martë zbuloi emrat e dy gjysmëfinalistëve të parë, me Liverpoolin dhe Romën që kanë siguruar një vend.
Liverpooli e mposhti Manchester Cityn në dy takime, ndërsa Roma bëri përmbysjen e madhe ndaj Barcelonës.
E për këtë nuk kishte besuar trajneri i The Reds, Jurgen Klopp, kur i treguan se Roma është në gjysmëfinale.
“Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti për Romën, sepse është një ekip fantastik, por nuk e prisja këtë përmbysje të madhe”.
“Ata e humbën Salahin dhe janë në gjysmëfinale, kjo është fantastike”, ka deklaruar Klopp.
Roma dhe Liverpooli do t’i mësojnë të premten rivalët për ndeshjet gjysmëfinale.