Dhoma e Apelit e Mekanizmit të Tribunalit të Hagës ka dënuar Vojislav Sheshelin me 10 vjet burgim dhe kjo gjykatë arriti në përfundim se dënimi i tij ishte shërbyer gjatë paraburgimit që nga vitit 2003, njofton Klan Kosova.
Gjykata Ndërkombëtare për krime të luftës në ish-Jugosllavi, kishte liruar nga të gjitha akuzat, udhëheqësin radikal serb Vojisllav Sheshel në mars të 2016-ës.
Ai përballej me tri akuza për krime kundër njerëzimit dhe gjashtë akuza për krime lufte lidhur me nxitjen e spastrimit etnik në Bosnjë, Kroaci dhe në krahinën e Vojvodinës.