Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se është në pritje të propozimit nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për të emëruar shefin e ri të AKI-së,

Kjo pasi Driton Gashi dha dorëheqje pas aksionit policor që ndodhi me rastin e të depërtuarve turq, njofton Klan Kosova.

Përveç shefit të AKI-së, Kryeministri Haradinaj ka potencuar se gjendet edhe në pritje të propozimit të AKR-së për emërimin e Ministrit të Punëve të Brendshme.