Gjermania nuk do t`i bashkohet sulmeve ushtarake kundër qeverisë siriane si përgjigje ndaj sulmit me gaz helmues në një enklavë opozitare, por mbështet përpjekjet perëndimore për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm.

Kështu ka deklaruar sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Gjermania nuk do të marrë pjesë në ndonjë sulm të mundshëm – ende nuk ka pasur vendime, dua të theksoj veprime ushtarak”, tha ajo pas takimit me kryeministrin danez Lars Lokke Rasmussen në Berlin.

“Por ne mbështesim gjithçka që po bëhet për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i pranueshëm,” shtoi ajo.