aniele De Rossi i Romës ka folur në lidhje me shortin e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Shorti i hedhur në Nyon të Zvcirës ka parë Romën që të ndeshet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe kapiteni i italianëve, De Rossi ka folur me elozhe rreth kundërshtarit të tyre.
“Liverpooli ka pasur fatin sikurse tonin dhe kemi shfrytëzuar ngjashëm shanset tonat”, ka thënë fillimisht De Rossi për Roma TV.
“Ata mundën Manchester Cityn, të cilët mendova se ishin favoritët për të fituar të gjithë garën, dhe kanë një trajner që më shtyn të çmendem!”
“Prandaj ne jemi të shqetësuar, por kjo është normale. Ishte e njëjtë me Shakhtarin dhe Barcelonën”.
“Ata janë një skuadër që luan futboll të mirë, por jemi të bindur se do të kemi shanset tona”.
“Ndeshja kundër Barcelonës ishte ajo që do të mbetet në mendjen e tifozëve, por jemi të përqendruar të bëjmë mirë në derbi”.
“Ne e dinim se ishim të fortë dhe se ne do të merrnim idetë e trajnerit, por nuk mendova se do të shkonim deri këtu”, pëfundoi mesfushori italian.