Dogana në dy raste të ndara ka konfiskuar reth 450.000 copë cigare si dhe rreth 200 kilogramë duhan.
“Fillimisht, në pikë kalimit kufitar të Hanit të Elezit njësit e doganës së bashku Policinë e Kosovës gjatë një operacioni të përbashkët kanë gjetur sasi të konsiderueshme të cigareve. Fillimisht janë gjetur të fshehura në kabinën e shoferit të një maune dhe në sirtarë të jashtëm të rimorkios një sasi e duhanit, pastaj kamioni është dërguar për kontroll detal ku në tërësi janë gjetur 50,000 copë cigare”.
“Derisa dje njësite e Anti-kontrabandës kanë ndërmarrë një operacion për cigare dhe produkte të duhanit në qytetin e Podujevës. Në ketë aksion kanë marrë pjesë një numër i madh i zyrtarëve doganor ku dhe janë kontrolluar 10 lokale dhe janë konfiskuar 11400 copë cigare të llojeve të ndryshme pa banderolë”, bën të ditur Dogana.