Uji i liqenit të Batllavës nuk do të jetë më i ndotur nga ujërat e zeza.

Ndërtimi i impiantit biologjik që do të pastrojë këto ujëra pritet të nisë këtë muaj. Sipas drejtorit të CDI-së (organizatë implementuese e këtij projekti që financohet nga Qeveria zvicerane), Astrit Vokshi, projekti do të përfundojë në qershor të këtij viti.

Impianti biologjik do të pastrojë deri në 95 për qind këto ujëra dhe ato më nuk do të jenë kontaminuese.

“Po është kontraktuar një kompani italiane me një kompani të Kosovës për ndërtimin e impiantit. Gjatë periudhës së dimrit kontratat janë krye, çdo është një rregull dhe tashti besoj që këtë muaj ata veç ia nisin edhe me fillue ndërtimin e impiantit. Mendoj diku nga qershori me përfundue komplet. Po, prej qershorit me fillue me u ba trajtimi i ujërave të zeza në Orllan dhe liqeni i Batllavës me qenë i pastër”, ka thënë Astrit Vokshi.