Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka folur pas sulmeve ajrore për në Siri që i urdhëroi mëngjesin e sotëm.

Ai ka thënë se sulmet u ekzekutuan në mënyrë perfektë, duke mos harruar t’i falënderojë edhe aleatët e tij, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën, shkruan Express.

“Një grevë e ekzekutuar në mënyrë të përkryer mbrëmë. Faleminderit për Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar për urtësinë e tyre dhe fuqinë e ushtrisë së tyre të shkëlqyer. Nuk mund të kishte pasur një rezultat më të mirë. Misioni u realizua!”, ka shkruar Trump në Twitter.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca sulmuan sot me raketa një laborator të prodhimit të armëve kimike në Damask të Sirisë si kundërpërgjigje të sulmeve të mëparshme të presidentit Assad kundër popullit të tij.