Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në krye me hoxhën Halil Kastrati kanë gëzuar një familje në fshatin Dumnicë të Podujevës, njofton Llapi.info

Për fillimin e ndërtimit të shtëpisë së re për këtë familje e ka bërë të ditur vet Kastrati në rrjetin social facebook.

“Edhe nje gezim tjeter, edhe nje shtepi e re
O loti i tyre, o çfar gezimi o Zot,
“ Oj nane Bolduzeri ka ardh noborr ”
Ne Duminc te Podujeves e nisem edhe nje shtepi te re
Pamjet me video ne ditet e ardheshme
O Bamires, lutjet e ketyre nevojtareve per ju i pranofte i Madhi Zot” ka shkruar ai.

Kujtojmë, javë më parë Kastrati ka gëzuar edhe dy jetimë për ndërtimin e shtëpisë së re në Podujevë./Llapi.info