Ministrja e Drejtësisë serbe, Nela Kuburoviq, ka thënë se ndaj udhëheqësve shqiptar, presidentit Hashim Thaçit, kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe të tjerë janë lëshuar aktakuza për krime lufte dhe ato akuza do të mbeten përherë.

Sipas saj urdhrat e gjykatave për paraburgimin e të lartpërmendurve mbetën në fuqi.

Kështu, ministrja serbe në një intervistë me “Novosti”, ka thënë se është e shqetësuar me fillimin e punës së Gjykatës Speciale për krime lufte, ajo thotë se do të mbetet “e vdekur në letër”, transmeton lajmi.net.

“Kjo gjykatë për të cilën është duke insistuar BE-ja do të mbetet një shkronjë e vdekur në letër. Një numër i madh i rasteve që janë nisur për krime kundër serbëve, jo vetëm për rastin e fundit Medikus, përfunduan me ndërprerjen e procedurave, pa asnjë shpjegim”, ka thënë ajo.