Grupi i këshilltarëve të LVV në Podujevë sot kanë vizituar shkollën “Shefki Kuleta” në fshatin Bellopojë, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social facebook, faqja zyrtare e VV-së në Podujevë.
Sipas VV-së, gjendja e kësaj shkolle paraqet rrezik për procesin e mbarëvajtjes së procesit mësimor.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:
Sot, Grupi i Këshilltareve te Lëvizje VETËVENDOSJE! ne Besiane, vizitoi Shkollën Fillore “Shefki Kuleta” në Fshatin Bllopojë.
Qëllimi i vizitës në këtë Shkolle ishte njoftimi për se afërmi i gjendjes aktuale te objektit Shkollor, pas raportimit te disa banorëve për shembjet dhe qarjet e mureve te po kësaj Shkolle.
U konstatua se gjendja e kësaj Shkolle me te vërtet është alarmante dhe paraqet rrezik për procesin e mbarëvajtjes se mësimit. Pas takimit me përfaqësuesin e kësaj Shkolle u njoftuam se ka pasur premtime te shumta për investime ne Shkollë, por përveç renovimit te kulmit s’ka pasur investime tjera. Madje kushtet ishin tejet të rënda edhe jashtë objektit Shkollor, në oborr janë të dukshme disa puse (kanalizimi) dhe mungesa e rrethojës se objektit.
Për vizitën tonë në Shkolle u njoftua përfaqësuesi i Shkollës, ishte interesante edhe njoftimi i Kryetarit te Fshatit i cili erdhi në vendin e ngjarjes dhe u mundua ta arsyetoj papërgjegjësinë Komunale ne raport me këtë Shkollë.