As Ramush Haradinaj e as Hashim Thaçi nuk mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në çdo centimetër të territorit të Serbisë dhe për këtë arsye ekziston ushtria e Serbisë.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai theksoi se ajo që është shqetësues është fakti se i gjithë Bashkimi Evropian dhe NATO janë aq të heshtura kur Hashim Thaçi siç tha ai ” kërcënon me armë dhe kur Ramush Haradinaj flet për një pjesë të Kosovës lindore”.

“Do të ishte koha për të folur dhe për të qetësuar të gjithë Ballkanin me deklaratën e tyre të qartë, me një pikëpamje të qartë se Thaçi dhe Haradinaj flasin vetëm në emër të tyre dhe se nuk kanë mbështetjen e as Bashkimit Europian apo të Paktit të NATO-s për atë që ata thonë dhe përpiqen të rrezikojnë paqen dhe sigurinë në të gjithë Ballkanin . Koha për të folur”, tha Vulin, transmeton Klan Kosova.