Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka demantuar shkrimet se përfaqësuesit e BE-së kanë thënë se këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.
“Kam dëgjuar shumë që përfaqësuesit e zyrës së BE-së kanë thënë që nuk do të ketë liberalizim të vizave deri në vitin 2018, edhe nga një zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, por ju them që kjo s’është e vërtetë”.
“Zyra jonë ka qenë në takim me komisionin për integrime evropiane ku kanë diskutuar lidhur me këtë çështje. Komisioni dhe zyra ime nuk mund të bëjnë parashikime se kur finalizohet ky proces, sepse nuk varet nga ne. Vendimin e marrin shtetet anëtare”.