Një punëtor është lënduar gjatë punës tek “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Sipas një dëshmitari i cili ka dërguar edhe foto në redaksinë tonë, personi në fjalë ishte lartë në shtyllë duke i vënë disa kabllo, kur një autobus në lëvizje e preku dhe e rrëzoi.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktimat është dërguar në emergjencë dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Policia po i heton rrethanat e këtij rasti.