Sot në një bunar në Graçanicë, është gjetur trupi i pajetë i një gruaje. Siç njofton Graçanica online viktima është e moshë 68 vjeçe, me inicialet V. GJ.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan në vendin ngjarjes dhe nxorën trupin nga bunari. Pas kësaj mjekët konstatuan vdekjen dhe trupi i viktimës u dërgua për obduksion.

Supozohet se bëhet fjalë për vetëvrasje.