Qeverisë së Kosovës i është shtuar edhe një zëvendësministër.
Bekim Jupa zyrtar i lartë i Degës së Partisë Demokratike (PDK) në Gjakovë, është emëruar të enjten zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës
Përndryshe Jupa është edhe asamblist i PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, ku gjatë zgjedhjeve të fundit lokale ai ka dalë si kandidati më i votuar i kësaj partie në këtë komunë, raporton “Zeri.info”.
“Zëri”, ka siguruar edhe vendimin e nënshkruar nga kryeministri Ramush Haradinaj për emërimin e Jupës.