Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një aksion simbolik lidhur me pjesëmarrjen e 70 kompanive serbe në Panairin ndërkombëtar ”Prishtina 2018”.
Arbër Rexhaj nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nuk do duhej që Kosova t’i jepte kaq shumë favorizime shtetit të Serbisë pasi sipas tij kosovarët nuk e kanë të njëjtin lluks të bëjnë prezantime tilla, njofton Klan Kosova.
Aktivistët pjesëmarrës të këtij aksioni kanë hapur një baner jashtë rrethojave ku po mbahet aktiviteti meqë një numër i madh i policisë kanë qenë në afërsi të ndërtesës të cilët nuk e kanë lejuar hyrjen e tyre brenda.
Përmes banerit bëhet thirrje që të ndalohet rritja e hegjemonisë ekonomike të Serbisë në Kosovë.
Numri i protestuesve ishte i vogël por ndërsa u bë dhe shpërndarja e fletushkave për bojkotimin e produkteve serbe në Kosovë, njofton Klan Kosova.