Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq priten të vijnë të premten në Kosovë, por me leje të institucioneve të vendit.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëvendëskryeministri i qeverisë së Kosovës njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli.
Pacolli tha se me kërkesë të dy zyrtarëve serb, MPJ ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë.
“Po, Gjuriqi dhe Selakoviqi kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe ne kemi lejuar hyrjen e tyre”, ka thënë Pacolli.