Qeverisja e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, deri më tani po konsiderohet si qeverisje e cunguar, shkruan Llapi.info.

Mos emërimi i udhëheqësve në drejtorinë e Shëndetësisë dhe në atë të Arsimit nga ana e Veliut,  për Partinë Demokratike të Kosovës- dega në Podujevë, po konsiderohet si manipulim e shantazh politik i kryetarit të Podujevës.

“Edhe pas gjashtë muajve  kryetari Veliu mbetet me qeverisje te cunguar.
Dy drejtorit kyçe dhe ma të rëndësishme ende janë boshe pa emërim të drejtorëve, te manipuluara dhe shantazhuara politikisht nga ana e Veliut.
Arsimi dhe Shëndetësia janë dy fushat më të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve. Këto dy kategori vazhdimisht kanë qenë të manipuluara dhe shantazhuara politikisht nga qeverisja Velu.
Kjo nuk ka asnjë arsyetim.
Stafi arsimor dhe ai shëndetësorë qe sa vite me radhë kanë qenë nën presion politik të qeverisjes së LDK-së të udhëhequr nga Veliu” ka thënë për Llapi.info këshilltari PDK- së Podujevë, Rafet Llapashtica.

Ai ka thënë se Veliu deri më tani është munduar që të gjejë drejtorë servil të cilët i shërbejnë vetëm atij e jo fushave për të cilat ata emërohen.

“Vazhdimisht ky është munduar të gjejë drejtorë servil të cilët i shërbejnë atij e jo fushave për të cilat emërohen dhe përmes tyre ti mbajë nën presion stafin arsimor dhe shëndetësor.
Kryetari Veliu dhe drejtorët e tij të mëhershëm por edhe tani kanë angazhuar pa konkurs punëtorë si ne arsim dhe shëndet si militant politik e jo profesionistë të kualifikuar” tha Llapashtica.

Sipas tij, mos klasifikimi i punëtorëve si dhe angazhimi i tyre pa konkurs, siç është rasti i ish- drejtorit të Bujqësisë, tashmë këshilltar i LDK- së, Avni Fetahu, po i eliminon gjithë ata të rinj të cilët janë të kualifikuar për punë në bazë të përgatitjes.

“Pa konkurs ka angazhuar edhe tani në arsim punëtorë dhe klasifikimin e bën vet pa komision vlerësues. Sepse s’ka pasur konkurs fare si rasti i angazhimit si punëtor i arsimit të z/Avni Fetahu tani këshilltar i LDK-së dhe vetëm ia ka dhënë ditarin në dorë pa konkurs hiq.
Me këso politizime të llojit të tillë eliminohen të gjithë të diplomuarit dhe të rinjtë të cilët janë të kualifikuar për punë në bazë të përgatitjes” shtoi tutje ai.

Llapashtica tha se qytetarët e “Podujevës duhet ta dinë se kjo qeverisje e Veliut s’do të mund ta ndryshojë Podujevën për të mirë. Këtij i intereson vetëm të qëndrojë në pushtet por jo edhe perspektiva e Podujevës.
Podujeva sot ka shumë pak ndryshime.
Mungesë të ujit të pijes Ambient të papastër
Infrastrukturë të dobët
Zhvillim të dobët ekonomik
Diskriminim politik
Papunësi.”

“Ne kërkojmë që sa ma shpejtë të emërohen drejtorët e këtyre drejtorive dhe që ndërhyrjet politike të ndërpriten në punën e përditshme  të stafit arsimor dhe atij shëndetësor që ky staf të kryej punën e vet si duhet” ka përfunduar ai.

Kujtojmë se ditë më parë kryetari i Podujevës, Agim Veliu, u kritikua edhe nga partia tjetër opozitare Vetëvendosje dhe shoqëritë civile për mos emërimin e drejtorëve duke e vlerësuar këtë proces si shpërfillje nga ana e kryetarit./Llapi.info