Një person në Vushtrri është arrestuar të enjten mbrëma pasi pas një mosmarrëveshjeje ka rrahur nënën dhe motrën e tij
Rastin e ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht nënën dhe motrën e tij viktimat femra K-Shqiptare”, thuhet në raport, shkruan Gazeta Express.
Viktimat ka pranuar tretman mjekësor, bën të ditur njoftimi.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.