Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit pesë persona janë arrestuar për prostitucion.
Tre në Prishtinë, e dy në Suharekë.
Në kryeqytet pas procedurave dy nga të dyshuarit janë liruar, kurse në Suharekë në mbajtje është dërguar vetëm një femër.
“Njësia përkatëse policore ka arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, pasi që dyshohet që kanë kryer veprën penale në fjalë. Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarat është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë për rastin në Suharekë.
“Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia për rastin në Prishtinë.