Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë sot ka vizituar Bashkësinë Islame në Podujevë, njofton Llapi.info
Përmes një postimi në rrjetin social facebook thuhet se kjo vizitë është bërë me qëllim urimi për kryetarin e ri të Bashkësisë Islame në Podujevë.
“ Lëvizja VETËVENDOSJE! në Besianë, sot vizitoi Bashkësinë Islame në Besianë, vizita u bë me qëllim urimi të pozitës së re z.Osman Kurtollit me rastin e zgjedhjes në pozitën e Kryetarit të Bashkësisë Islame, pos të tjerash të dy palët u dakorduam për një bashkëpunim të ndërsjellë në interes të qytetarëve llapjanë” thuhet në njoftimin e VV-së./Llapi.info