Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka lansuar një video informuese për shmangien e rrezikut në ambientet e punës.
Numri më i madh i rreziqeve në punë ka rezultuar të jetë rënia e punëtorëve nga lartësia. Prandaj, përmes kësaj videoje MPMS ka dhënë këshilla se si punëdhënësi duhet të krijojë një ambient të sigurtë për punëtorët.
Ministri, Skender Reçica thotë se siguria, shëndeti dhe marrëdhënia e rregullt në punë janë standarde që duhen respektuar sepse motovojnë punënjësit dhe zvogëlojnë aksidentet në vendet e punës.
Prioritet i MPMS është parandalimi dhe eleminimi i aksidenteve në vendet e punës, thotë ai.