Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë vikendit mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlerat e normales. Indeksi UV në kufijtë e rrezikshmërisë. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehë deri mesatare.
Javën e ardhshme pritet të ketë reshje, por temperaturat do të jenë të larta, mbi vlerat e mesatareve.