Një shtetas kosovar është arrestuar në Koper të Sllovenisë, njofton Klan Kosova.
Sipas mediave sllovene, kosovari është arrestuar saktësisht në qytetin e vogël Ilirska Bistrica, pasi ishte duke transportuar ilegalisht nëntë migrantë.
Migrantët raportohet të jenë shtetas turq dhe kosovari po provonte të kalonte bashkë me ta kufirin Slloveni – Kroaci.
Arrestimi ka ndodhur të hënën, me 16 prill.